Asani: Partizani ekipi më i mirë, nuk e lëshojmë më vendin e parë

schedule20:35 - 3 Maj, 2021

schedule 20:35 - 3 Maj, 2021

Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer sportive, teksa sot vendosi ndeshjen me Apoloninë. Sulmuesi nga Shkupi i dhuroi triumfin 1-0 Partizanit, rezultat që ka ngjitur “Demat” në krye të Kategorisë Superiore.

Goli i nëntë sezonal në kampionat për 25-vjeçarin, i cili foli pas ndeshjes në Supersport rreth suksesit të sotëm. “Mendoj se ndeshjen e filluam siç duhet, krijuam rast që në minutën e parë.

Bëmë një ndeshje të mirë, fitorja na duhej me çdo kusht, por Apolonia mbrohet mirë dhe ka kundërsulm me lojtarë të ri. Lojtarët e morën ndeshjen maksimalisht, jam i lumtur që arritëm fitoren.

Jam i lumtur, nuk janë pak 9 gola me Partizanin. Me golin tim arritëm në vendin e parë, e kemi treguar se jemi ekipi më i mirë, e kemi kualitetin për ta mbajtur deri në fund vendin e parë.

Unë dua të luaj gjithmonë 90 minuta, por ndonjëherë duhet të bësh pushim. Trajneri i bën zgjidhjet, por askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Jam i lumtur që fituam me golin tim“, deklaroi Asani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!