Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani i shpëton luftës/ Lojtari i Kombëtares shqiptare është transportuar jashtë kufijve

schedule12:46 - 2 Mars, 2026

schedule 12:46 - 2 Mars, 2026

Dëshirën e kishte të madhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit. Jasir Asani po e tregonte veten këtë sezon në Iran dhe në Azi, e madje i lejoi vetes të kritikonte vendimin e autoriteteve për të luajtur ndeshjet e kampionatit pa tifozë që pas protestës e dhunës që shkaktoi mijëra të vrarë.

Ajo shpresë tashmë është shuar, për një kohë të pacaktuar, dhe vetë ylli i kombëtares shqiptare u detyrua ta braktiste Iranin. Burime pranë stafit të kombëtares në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se Asani është larguar nga vendi i madh aziatik besohet për në Turqi, e më pas duhet të vazhdojë jetën deri në një vendim të dytë.

Ai madje botoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku lajmëronte se ishte mirë dhe shprehu shpresën se ndjekësit e tij, kryesisht tifozët e Esteglalit, do të ishin mirë në vendin e tyre të mrekullueshëm. Më herët, mediat në Iran kishin shkruar se klubet e Ligës Profesioniste dhe të tjerët kishin vendosur t’i nxirrnin nga vendi futbollistët e huaj për të mos rrezikuar jetën e shëndetin gjatë një lufte të ashpër.



Besohet, bashkë me Asanin është larguar edhe lojtari tjetër shqiptar, Regi Lushkja, që gjithashtu luan aty. Për momentin për futboll nuk bëhet fjalë, që pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!