Jasir Asani, sulmuesi anësor i Partizanit, pas triumfit në derbi foli për mediat. Fillimisht ai deklaroi: “Nga minuta e parë u futëm në fushë për të marrë fitoren. E kemi ekipin shumë të mirë dhe besoj se fitoren e merituam. Kemi krijuar shumë raste dhe me këtë ndeshje realizuam objektivin e klubit”.
“Partizani anti-Vllaznia? Ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një, jo vetëm me Vllazninë. Tani kemi ndeshjen e radhës me Teutën. Po i morëm ndeshjet një e nga një, nuk do të kemi probleme as me Vllazninë as me ekipet e tjera”.
“Kartoni i kuq Bardhit? Për mua nuk ishte fare karton i kuq. Por tani ato ndodhën gjëra, edhe arbitri gabion. Edhe Tirana e meritoi kartonin e kuq, pastaj e patë si shkoi ndeshje dhe është kënaqësi që e fituam derbin. Në sulm kemi lojtarë të mirë dhe kryesore është që secili të japë maksimumin për të bërë më mirë.
“Derbi i fundit? Nuk mund të them asgjë deri tani, pasi të ardhmen time e ka në dorë klubi. Besoj se ky ishte derbi i fundit”, tha Asani pas ndeshjes me Tiranën. /abcnews.al