Jasir Asani, në të gjithë fushën. Sulmuesi i Partizani ka folur në emisionin “Zona Gol” në Supersport dhe prek shumë tema, nga ndeshja me Vllazninë, sezoni aktual, raporti me trajnerin Daja dhe dëshirën e madhe për të veshur një ditë fanellën e kombëtares shqiptare.
“Çdo ndeshje është shumë e rëndësishëm për ne. Kjo ndeshje me Vllazninë ishte si një finale dhe nuk duhej humbur. Penalltia nuk duhej të jepej, sepse dora ishte ngjitur. Nuk jepet penallti në të tilla raste. Ka qene gabim i madh për arbitrin, nuk mund të ndodhin shpesh këto raste.
Partizani 95% e ka humbur kampionatin, por mendoj se duhet të besojmë. Siç kanë ardhur situatat, mund të kemi edhe një shans. Kemi folur me Belicën dhe tha që nuk ka qenë e qëllimshme, sepse e ka pasur dorën e ngjitur”.
“Na kanë ndikuar edhe mungesat, por Partizani i ka mundësitë për t’i zëvendësuar të gjithë. Në Laç na u anulua një gol i pastër. Gjatë gjithë sezonit arbitrat nuk kanë qenë korrektë me ne. Nëse do kishim fituar në Laç, do kishte shkuar sezoni ndryshe. Mund ta kap pak edhe ndeshjen në Durrës, sepse ishte një ndeshje e rëndësishme, edhe aty nuk e meritoja kartonin e verdhë, që më pas mungova ndaj Vllaznisë”.
“Unë do të largohesha, por presidenti më kërkoi të qëndroja dhe kështu bëra. Ky mendoj se është sezoni më i mirë në aspektin personal. Daja është një trajner shumë i mirë dhe më ka sjellë në formën time më të mirë. Jam i lumtur. Nuk kam pasur asnjëherë debat me të.
Kur zëvendësohesh mund të mos jesh i lumtur, por nuk ka pasur asnjëherë debat mes nesh. Unë mendoj se kemi lënë shumë pikë, me Apoloninë dhe Skënderbeun. Daja ka marrë maksimumin nga të gjithë lojtarët. Me lojtarët që kemi pasur kemi marrë maksimumin. Jemi të gjithë të lumtur për këtë sezon. Kemi dhënë maksimumin.
Të gjitha ndeshjet kanë qenë shumë të rëndësishme, por po nuk fitove me ekipet e vogla është e vështire të fitosh kampionatin. Duhet të kishim marrë pikë me Skënderbeun dhe Apoloninë, kemi gabuar me skuadrat e vogla, por jemi të lumtur dhe shohim si do shkojë ndeshja e radhës.
Pengu më i madh do të jetë ndeshja më Vllazninë. Që në fillim kur kam ardhur kam qenë shumë i lumtur, kam kaluar 4 vite shumë të mira, kam disa oferta dhe e kam lënë të mbaroj kampionatin dhe të ulem të flas me presidentin për të ardhmen. Dëshira është për të luajtur në një kampionat më të fortë.
“Deri tani se besoj se mund të kisha luajtur me ekip tjetër përveç Partizanit, jam rritur shumë te Partizani. Nuk i dihet jetës, por se ndërroj Partizanin me asnjë ekip. Brenda disa ditëve do të tregoj të ardhmen time.
“Lojtari më i mirë i kampionatit ka qenë Dejvi Bregu dhe skuadra më e mirë që ka treguar futboll ka qenë Vllaznia”.
“Shumë shpejt dua ta shoh emrin në listën e Kombëtares. Do e pres deri në fund të jetës një shans me Kombëtaren”, ka përfunduar Asani. /abcnews.al