Asambleja Zgjedhore e 15 marsit, Zv. Presidenti Zibi Boniek i dërguar i UEFA-s për monitorimin e procesit

schedule13:54 - 14 Mars, 2022

schedule 13:54 - 14 Mars, 2022

Janë konfirmuar emrat e delegacioneve të UEFA-s e FIFA-s si edhe personaliteteve të futbollit europian, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, që zhvillohet më datë 15 mars 2022.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!