Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS ndryshon drejtuesit në Tiranë/ Rama largon Spiropalin, drejtimin e marrin Balla e Manastirliu

schedule10:07 - 21 Mars, 2026

schedule 10:07 - 21 Mars, 2026

DURRËS– Nga fitorja në fitore, PS nuk velet nga triumfet. Asambleja e PS u mblodh për të bërë analizën, riorganizimin me qëllim zgjerimin e partisë dhe objektivat për të ardhmen.

Për zgjedhjet e 11 majit, doli se Fieri nën drejtimin e Belinda Ballukut ishte qarku kampion që solli fitoren e mandatit të katërt, pasuar nga Elbasani dhe Vlora, kurse Tirana pavarësisht 19 mandateve të marra, mbetet ende një kantier ndërtimi.

“Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Duhet ende shume pune. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon”, u shpreh Klosi.



Përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale, PS futet në zgjedhje të brendshme, për të rifreskuar strukturat. Klosi caktoi objektivat për zgjerimin e partisë, me fokus tek të rinjtë.

“Zgjedhja e strukturave të partisë do të zhvillohet nga 21 marsi deri në 30 qershor, nga sot deri në 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate. 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë të Partisë Socialiste, 2 shokë dhe 2 shoqe. Do të jetë detyrë takimi me 5 të rinj për çdo qendër votimi në zonat rurale, dhe 10 në qendrat urbane”, tha Klosi.

Megjithatë, mesazhi ishte i qartë. PS fiton jo se bie PD dhe opozitë, por sepse forcohet vetë. Objektivi nuk janë më kundërshtarët, por anëtarësimi në BE.

“Rezultati kombëtar i vitit 2025, 855 mijë e 831 vota për Partinë Socialiste, nuk është vetëm një rezultat matematikor, është një kontratë e ribesuar mes Partisë Socialiste dhe shqiptarëve, diferenca 300 mijë vota me kundërshtarët tanë është një diferencë politike për drejtimin e Shqipërisë. PS nuk fiton se opozita bie, PS fiton se PS zgjerohet, dhe opozita tkurret. Objektivi ynë në këtë mandate është i qartë, rruga drejt BE”, theksoi ai.

Po ashtu, bazuar tek mbështetja e madhe që Diaspora i dha PS në zgjedhjet e 2025. Socialistët kanë vendosur t’i përgjigjen votës së emigrantëve duke ngritur struktura të posaçme në Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!