Asambleja e Akademisë së Shkencave “injoron” vendimin e Metës

schedule20:13 / 18/10/2019

Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk pranon mosdekretimin e Skënder Gjinushit nga Presidenti Ilir Meta. Me votën e sotme, 43 akademikë i japin të drejtën Gjinushit që të ushtrojë detyrën si kryetar i këtij institucioni.

Por, akademiku Artan Fuga e cilëson vendimin e Asamblesë antikushtetues, duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave. Asambleja anashkalon institucionin e Presidentit, 5 muaj pas zgjedhjeve  43 akademikët bazuar në ligjin e ri i japin të drejtën për të ushtruar detyrën Skënder Gjinushit, mosdekretimin nga Presidenti i Republikës e cilësoi politik.

Akademiku Artan Fuga vendimin e asamblesë e cilëson antikushtetues, pasi Gjinushi u zgjodh me ligjin e vjetër dhe u miratua me ligjin e ri e cila i dobëson fuqinë Presidentit.

Fuga thotë se odiseja e Akademisë vazhdon në Gjykatë Kushtetuese. Artan Fuga si zgjidhje sheh mbajtjen e zgjedhjeve të reja  me ligjin e ri edhe pse e ka kundërshtuar. Në mbledhjen e asamblesë u hapen edhe vendet e reja për kandidim për anëtarë të Asamblesë me titull Akademik dhe akademik i asociuar./ABC News Albania

schedule20:13 / 18/10/2019