Leo Messi është dëshira e shumë klubeve, por pak e kanë mundësin ta transferojnë argjentinasin e kthyer në një legjendë te Barcelona.
PSG duket se është klubi i favorizuar dhe trajneri Maurizio Pochettino e ka thënë hapur që po e shqyrtojnë si një mundësi.
Në garë, sipas AS, është futur edhe Chelsea. Veç Romelu Lukakut, kampionët në fuqi të Europës duan të bëjnë goditjen e madhe.
Chelsea have decided to attempt to sign Lionel Messi in addition to Romelu Lukaku, per @diarioas. Roman Abramovich wants to meet immediately with Messi’s entourage to discuss a deal. pic.twitter.com/wwTPSudoMo
— Zach Lowy (@ZachLowy) August 6, 2021
Presidenti Roman Abramovich kërkon të takohet me përfaqësuesit e Messit dhe të flasë për mundësinë e një marrëveshje.
Me Manchester City jashtë gare, pasi transferuan për 100 milion sterlina Jack Grealisht, Chelsea po tenton të arrijë te Messi, edhe pse e dinë që PSG është një hapa para tyre.
Gjithsesi londinezët duan të dëgjojnë kërkesat e sulmuesit argjentinas dhe më pas të marrin një vendim nëse do bëjnë një ofertë. /abcnews.al