As Xanthi e as Egnatia, Armend Alimi qëndron në Maqedoninë e Veriut 

schedule14:45 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 14:45 - 31 Dhjetor, 2021

Armend Alimi ka gjetur ekip direkt, pas largimit nga Shkëndija e Tetovës ku fitoi gjithçka si lojtar.

Për mesfushorin me eksperiencë nuk kanë munguar ofertat dhe një e ka marrë edhe nga Egnatia në Abissnet Superiore.

Për Alimin kishte një opsion për të kaluar edhe te Xanthi në ligën e dytë greke, ku luan edhe sulmuesi Besart Ibraimi.

Gjithsesi Alimi ka pranuar ofertën e klubit të Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut, duke mos ndryshuar kampionat në këtë mënyrë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!