As rithemelimi dhe as SHBA-të, mesazhi i Bashës që do t’i “djegë” më shumë Berishës

schedule14:02 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 14:02 - 18 Dhjetor, 2021

Lulzim Basha dha një mori mesazhesh të forta gjatë fjalimit të tij të sotëm në Kuvend duke patur si dy shtylla kryesore aleancën e partisë me SHBA-të si edhe sulmin ndaj Berishës për sjelljen problematike me aleatët perëndimore si edhe dualitetin në PD.

Por, më shumë se këto të dyja, si edhe paralajmërimi për përjashtimin nga partia, duket se Berishës do t’i dhëmb më shumë një frazë në fund të fjalimit të tij.

Basha theksoi se nga tani e tutje, për demokratët nuk ka “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” në raport me regjimin komunist.

Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!

Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!!

Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë.

Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës!”, tha Basha.

Me këtë fjali, Basha hedh poshtë të gjithë devizën e dhe themelin e rrugëtimit politik të Berishës që në fillim të viteve ’90 duke i qendruar mendimit se “të gjithë ishim bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë përgjatë regjimit komunist”.

Referuar kësaj që tha Basha, pas ditës së sotme do të ketë vetëm fajtorë dhe jo bashkëvuajtës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!