As Real Madrid dhe as United, gazetari italian zbulon të ardhmen e CR7

schedule15:18 - 3 Maj, 2021

schedule 15:18 - 3 Maj, 2021

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 1-2 që Juventusi siguroi përballë Udineses. Tre pikë të rëndësishme për bardhezinjtë e Andrea Pirlos, të cilët po garojnë për një biletë në Champions League.

Shumë është përfolur për një largim të CR7 nga “Zonja”, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë këtë verë. Rikthimi te Real Madrid apo Manchester United, kanë rënë si pista. Ylli portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Juventusin.

 

Ronaldo kur luante me Sportingun

Gazetari i Sportmediaset, Claudio Raimodi thekson se 36-vjeçari ka vendosur të respektojë deri në fund akordin me klubin italian. Ai po bën të pamundurën për të ndihmuar ekipin në lidhje me objektivin Champions League.

E ardhmja? Gazetari italian zbulon se CR7 ka vendosur të mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës, klubi ku hodhi hapat e para si futbollist. Ronaldo dëshiron të luaje dy vite me ekipin e zemrës, aty ku pritet të kthehet në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!