As klauzola e frikshme nuk mjafton, Atletico trembet nga ylli i mesfushës

schedule08:45 - 19 Mars, 2020

schedule 08:45 - 19 Mars, 2020

Dyshime për të ardhmen e Saul Niguez. Atletico Madrid, që në verë po mundohet ta bindë të nënshkruajë një kontratë të re, edhe pse aktualja i përfundon në vitin 2026. Problemi është klauzola e mesfushorit qendror, që mund të paguhet nga klubet e mëdha.

Saul mund të largohet nga spanjollët për 150 milion euro dhe tashmë Atletico Madrid kërkon t’ia përmirësojë kontratën në aspektin financiar. Largimi i disa lojtarëve, si Godin, Juanfran dhe Griezmann, ka bërë që zëri i shpenzimeve për paga të jetë më i ulët.

Kështu është krijuar mundësia që për Saul të ketë rritje page, që deri më tani nuk e ka pranuar. Ai është një nga më të mirët në rolin e tij dhe shpesh herë emri i tij është lidhur me klube si City e United. Kompania që e menaxhon, Stellar Group është e njohur dhe ka lidhje të forta me klubet e Premier League, ndaj në verë mund të ketë zhvillime. /abcnews.al