As këngë, as alkool: Rregulla strikte për tifozët në Britaninë e madhe

schedule09:38 - 24 Nëntor, 2020

schedule 09:38 - 24 Nëntor, 2020

Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë një vendim në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume. Sipas njoftimit të kryeministrit Boris Johnson, stadiumet do të hapen prej datës 2 dhjetor, por me një numër të limituar pasi pandemia vazhdon të jetë e rrezikshme.

Deri në 4 mijë persona mund të ndjekin “live” një ndeshje të futbollit ishullor në zonat me rrezik të ulët, shifër që do të përgjysmohet në zonat e nivelit të dytë, kurse në zonat me rrezikshmëri të madhe stadiumet do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjithsesi për tifozët do të ketë rregulla shtrënguese dhe nuk do të jetë asgjë si më parë. Alkooli pritet të jetë i ndaluar në stadiume, sikurse edhe koret dhe këndimi. Në njëfarë mënyre stadiumet do të hapen si të jenë teatro dhe fansat thjesht mund të shohin ndeshjet nga aty.

A do respektohen rregullat e reja? Mbetet për t’u parë. Gjithsesi hapja e stadiumeve, që janë mbyllur që në muajin mars, i gëzon tifozët në Britaninë e Madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!