Në Lushnje për tri netë radhazi u organizua Festivali Folklorik Tipologjik. Në të morën pjesë grupe nga e gjithë Shqipëria dhe vendin e parë e mori grupi nga Kolonja e Ersekës i titulluar “As e vogël as e madhe”.
Këngët e vallet popullore nxorrën në shesh qytetarët e Lushnjës. U mblodhën të shohin grupet folklorike të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Kostumet shumëngjyrëshe dhe jehona e veglave muzikore tërhoqen qindra vizitorë.
Kështu ka nisur ky sezon turistik për të 10- in vit me festivalin folklorik tipologjik kombëtar burimor të valles popullore.
U këndua shqip, u kërcye shqip ashtu siç ishin motivet e tyre, krijuar përpara 100 vitesh. Grupet folklorike konkuruan me valle e kënduan, humoristike, lirike, polifonike, valle dyshe etj. 30 % e interpretuesve ishin të rinj dhe të reja, me qëllim ruajtjen dhe transmetimin e traditës kulturore dhe shpirtërore nga brezi në brez.
Vallet popullore u kërcyen ashtu si shumë vite më parë.
Në këtë ballafaqim artistik, paraqiten diversitetin, me një performancë të admirueshme, grupet e 12 qarqeve shqiptare, me rreth 250 artistë popullorë. Në fund të dy netëve të garës, u ndanë edhe çmimet ku grupi nga Kolonja e Ersekës i titulluar “As e vogël as e madhe” zuri vendin e parë. /ABC News Albania 24/7