Europa është duke u përballur me disa mutacione të rrezikshme të koronavirusit gjatë muajve të fundit duke rritur ndjeshëm nivelin e infektimeve dhe vdekjeve në të njëjtën kohë.
Varianti britanik dhe ai i Afrikës së Jugut janë mutacionet që po trembin vendet e Europës, ndërsa Prefektja e rajonit të Umbrias në Itali, Donatella Tesei shprehu shqetësimin se një tjetër variant mund të kthehet “në monstrën e re të koronavirusit për Europën”, raporton abcnews.al.
Bëhet fjalë për mutacionin brazilian të koronavirusit.
“Varianti brazilian mund të kthehet në monstrën e re të krizës së koronavirusit në të gjithë Italinë”, u shpreh ajo. /abcnews.al