As Basha e as Kryemadhi, Patozi zbulon njerëzit që mund të “rrëzojnë” Ramën nga pushteti

schedule15:44 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 15:44 - 21 Dhjetor, 2019

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar protestën e degës së Lëvizjës Vetëvendosje në Shqipëri kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e ironizuar jo pak atë.

Përmes një statusi në Facebook, Patozi shprehet se kështu siç kanë ardhur gjërat, vetëm protestuesit e Vetëvendosjes në Tiranë mund ta rrëzonin kryeministrin Rama nga pushteti.

“Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për të ardhur sa më shpejt dita që ata të merren seriozisht dhe populli t’i ndjekë e t’u besojë!
Vetëm atëherë mund të shpresojmë se do të shpëtojmë, jo vetëm nga kjo qeveri e korruptuar, por edhe nga hallet dhe dertet e tjera, që na kanë pllakosur në këto ditë të vështira, jo thjesht nga tërmeti”, shkruan më tej Patozi.

Postimi i plotë

TË VETMIT QË MUND TA RRËZOJNË EDI RAMËN

Këta opozitarët radikalë, që i kërkojnë llogari Ilir Metës për “krimin” e takimit me djalin e Xhorxh Sorosit dhe Lulzim Bashës pse nuk protestoi në krah të degës së Vetëvendosjes së Tiranës kundër Mini-Shengenit ballkanik, duket se janë të vetmit që mund ta rrëzojnë regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Sepse kanë gjetur, jo vetëm shkakun, por edhe kohën e duhur për të na ndriçuar dhe bindur si shqiptarë se përse punët tona na shkojnë kaq keq.

Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për të ardhur sa më shpejt dita që ata të merren seriozisht dhe populli t’i ndjekë e t’u besojë!
Vetëm atëherë mund të shpresojmë se do të shpëtojmë, jo vetëm nga kjo qeveri e korruptuar, por edhe nga hallet dhe dertet e tjera, që na kanë pllakosur në këto ditë të vështira, jo thjesht nga tërmeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!