Përfaqësuesit e arumunëve në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos-përfshirjen në procesin e konsultimit dhe vendimarrjes për propozimin e ministrit të brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj, për përdorimin e gjuhëve të pakicave kombëtare, që sic thonë ata, është në fakt zbatim i ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Ilia Gjoka nga shoqata e arumuneve te Shqiperisë është shprehur në në intervistë për emisionin “Ballkan” se minoritetet kanë nevojë për të drejta specifike.
“Në Shqipëri nuk ka ekzistuar diskriminimi për sa i përket përkatësisë etnike, asnjë minoritet, në asnjë kohë të caktuar. Unë po flas për minoritetin tim, në asnjë moment, nuk e kemi ndjerë veten të diskriminuar, por ajo që duhet të kuptohet nga qeveria shqiptare, nga shteti shqiptar është që minoritetet kanë nevojë për të drejta specifike”, tha ai./abcnews.al