Artur Roshi: Prodhuan kalbësira, kur shohin se depozitat e pushtetit dobësohen, i sulen ambasadorëve

schedule10:40 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:40 - 8 Shkurt, 2021

Në seancën e sotme plenare në Kuvend ministrja e Financave Anila Denaj, gjatë interpelancës së thirrur bëri me se me qeverisjen aktuale pandemia u menaxhua dhe se masat e qeverisë kanë dhënë efekte pozitive.

Deputeti Artur Roshi, u kundërpërgjigj duke theksuar se ministrja sipas tij nuk ka sjellë në interpelancën e kërkuar punën e saj.

Lexo edhe: Nis seanca parlamentare, Denaj në interpelancë të thirrur nga Artur Roshi

“Ju nuk shpjeguat asgjë nga ajo që kërkova. Pretenduat se do të bënit një shtet të fortë dhe kjo nuk u bë. Ju ndërtuat një shtet ku marrëdhënia me ligjin ka atë të përhershmen, të ligjit me Maliqin. Kur shohin që depozitat e pushtetit dobësohen, i suleni ambasadorëve. Besoj se këtë herë shqiptarët në këto zgjedhje do të marrin vendimin e duhur, pasi e dinë që shteti ka prodhuar vetëm kalbësira dhe i hakërrehet ambasadorëve”, tha Roshi.

Nga ana tjetër sa i përket papunësisë, Denaj tha se muaji prill ishte muaji më i vështirë, por theksoi se i gjithë procesi në vitin 2020 pati ndryshime pozitive dhe në dhjetor të 2020 u rrit numri i të punësuarve.

Gjithashtu Denaj tha se masat parandaluan edhe mbylljen e bizneseve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!