Në pjesën e tretë të “Provokacija” në Abc News ishte në lidhje direkte gazetari Artur Çani.
I pyetur në lidhje me “thashethemet” se kishte bërë testin për koronavirusin, Çani u shpreh se nuk e ka bërë, pasi nuk ka qenë i sëmurë.
Gazetari u shpreh:
“Jo nuk e kam bërë, e mendoj veten të kujdësshëm dhe nuk kam ndjerë ndonjë shqetësim për të bërë. Megjithatë që të jem i sinqertë me ty deri në fund. Kam gënjyer në këtë rast. E kam marrë disa herë atë numrin e famshëm të urgjencës dhe kam bërë sikur isha sëmurë. Po më kanë thënë se do më marrin ata në telefon dhe po pres, kam nja tre ditë.”
Më tej, Çani tregon edhe procedurën që ndiqet zakonisht kur telefonon 127 dhe ndërrimin e linjës deri në marrjen e një përgjigjeje.
Ndërsa sa i përket numrit të testimeve që bëhen në vendin tonë dhe numrit të viktimave gazetari thotë se statistikat mundohet t’i marrë për të qëna, por vetëm se nuk ka të tjera.
Artur Çani:
“Unë jam dakord me statistikat që ata japin. Dhe, kuptohet që, derisa unë nuk kam të tjera, do besoj këto që më japin… Janë të shumta mesazhet që më dërgojnë njerëzit. Unë si dty nuk kuptoj një gjë.”
Gazetari shpjegon gjithashtu se pse në vendin tonë nuk bëhen testime në masë:
“Ideja është kjo, duke qenë se ne kemi një sistem shëndetësor të trashëguar keq. Rama e di shumë mirë se….10 për qind e atyre që do testohen dalin pozitivë, këta pozitivët duhet t’i çosh në spital. Ku t’i çosh në spital këta? Ku janë vendet në spital? Shqipëria teston 14 persona për çdo 10,000 qytetarë..” /abcnews.al/