Bad Bunny ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Përfaqësuesi i tij konfirmoi se ai u infektua me virus një ditë pasi 26-vjeçari anuloi performancën e tij në American Music Awards pa dhënë shpjegime.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, u detyrua të hiqte dorë nga performanca pas rezultatit të tij pozitiv, u shprehën ata. Megjithatë, ata nuk sqaruan nëse Bunny ka shfaqur ndonjë simptomë.
Pavarësisht diagnozës, Bad Bunny bëri një paraqitje virtuale duke pranuar çmimin për Albumin e më të mirë latin. Ai gjithashtu fitoi çmimin për artistin më të mirë mashkull Latin. Përveç kësaj, Bad Bunny dha virtualisht çmimin për artisten më të mirë latine. /abcnews.al