Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu feston 75-vjetorin

schedule13:30 - 22 Mars, 2019

schedule 13:30 - 22 Mars, 2019

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu festoi 75-vjetorin e lindjes me ekspozitën me karikatura me temë “Me ndërkombëtaret”. Kapexhiu u nderua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Nderi i Kombit”. Në një interviste për ABC News, ai rrëfen edhe personazhet  politike që e frymëzojnë për karikatura.

75-vjetorin artisti i njohur Bujar Kapexhiu e feston mes miqve artist, politikanë dhe intelektualë të vendit me ekspozitën prej 100 karikaturash dedikuar ndërkombëtarëve.

Si qershia mbi tortë është edhe nderimi me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kapexhiu është nga ata artistë që thumbon dhe  portretizon me lapsin e tij të mprehtë, situatën politike, të cilën e paraqet edhe përmes100 karikaturave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!