Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artistët sfidojnë temperaturat 40 gradë në Ditën e Muzikës

schedule16:30 - 22 Qershor, 2021

schedule 16:30 - 22 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Artistët e Ansamblit sfidojnë temperaturat 40 gradë, me veshje tradicionale në mes të ditës. Ata dhanë një shfaqje për kalimtarët në shesh dhe publikun në hyrje të teatrit, në ditën Ndërkombëtare të Muzikës.

Nga ana tjetër  romancat shqiptare rikthejnë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit  në hollin koncertor.

Ata interpretuan romancat më të bukura shqiptare të kompozitorëve Feim Ibrahimi, Simon Gjoni, Vangjo Nova, Cesk Zadeja, Zef Coba, Spartak Tili, Lola Gjoka, Rauf Dhomi.

Malli për publikun dhe shkelja në skenën e re, është tejet i madh për artistët e Operës, të cilët janë më komod në holl me ajër të kondicionuar.

Koncertit me tinguj shqiptar, nuk i ishte anashkaluar asnjë detaje edhe pse artistët interpretuan për një publik të limituar prej 15 vetash.

 “Rëndësi ka që u bë dhe po të shohësh impenjimi ynë ka qenë maksimal”, shprehet një artiste.

“Edhe kur sheh pak veta ndjehesh mirë sepse do të interpretoj”, thotë një tjetër artiste.

Muzika shqiptare emocionon këngëtarët, me të cilën shpesh krenohen edhe në skenat jashtë.

 “Shpeshherë më quajnë shumë nacionalist si person, por çfarëdolloj muzike të këndojmë, ne përfaqësohemi dhe krenohemi me muzikën shqiptare”, thotë një tjetër artist.

Të gjithë në një zë presin vendimin e Komitetit që të rikthehen para publikut  pas 18 muajsh./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!