Artistët pranojnë se ka shfaqje mediokre

schedule17:52 - 27 Shtator, 2018

schedule 17:52 - 27 Shtator, 2018

Zamira Kita përforcon mendimin e aktorit Ndriçim Xhepa për produksione teatrale mesatare dhe mediokër.  Gjatë debatit artistik mbi shfaqjet kritikët sugjeruan  regjisorët dhe aktorët që të dëgjojnë mendimin e sinqertë edhe pse i ashpër dhe të lënë mënjanë furçat ndaj njëri– tjetrit, pasi vetëm kështu  rritet cilësia artistike.

Pas deklaratës së aktorit të njohur, Presidentit të Festivalit Mbarëkombëtar të teatrit Ndriçim Xhepa për produkte artistike mediokër, këtë e përforcon edhe Drejtoresha e Teatrit të Korçës  Zamira Kita gjatë dabatit rreth shfaqjeve.

Mio Gjini është i mendimit që Teatri duhet të jetë të kujdesshëm në përzgjedhjen e repertorit, nga ana tjetër, ai thotë se nuk mund tërritet produkti skenik sipas kritikut me vetëkënaqësi dhe furça ndaj njëri- tjetrit.

Debati artistik rreth cilësisë se shfaqjeve u shoqërua edhe me debate.

Artistët ndajnë mendime të ndryshme rreth gjykimit të shfaqjeve.

Ndërkohë që kritiku Josif Papagjoni i cili është edhe anëtar jurie nuk mund të rrinte pa sjellë në vëmendje përtesën e regjisorëve  për dramë shqipe.

Debati mbi cilësinë artistike të shfaqjeve pjesmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, është shenjë pozitive e këtij festivali i cili ka vënë në garë 14 trupa.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!