Artistë dhe ambasadorë në mbështetje të LGBT, Anxhela Llaha tregon detaje nga projekti i ri

schedule12:02 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:02 - 5 Nëntor, 2020

Anxhela Llaha në bashkëpunim me Bulza Entertainment ka publikuar pak ditë më parë projektin më të fundit “Locked Inside”. Ky projekt është krijuar në mbështetje të personave LGBT, ku kanë marrë pjesë këngëtarë dhe diplomatë të huaj, në mesin e të cilëve dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe e SHBA-së Yuri Kim.  E ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit” Anxhela rrëfeu detaje nga ky projekt.

Kemi katër vite që mbështetin komunitetin LGBT në organizimin që bën streha, një mbledhje fondesh me ambasadorë për këtë kauzë. Ky propozim i këtij viti nuk ishte diçka e re, por pjesa e re ishte se këndova vetë. Këngët e tjera i kam bërë unë por nuk kam kënduar.“, tha ajo.

Më tej, ajo foli dhe për karrierën dhe pasionin e saj për muzikën. “Me këngën më lidh pasioni dhe dëshira. Që ka viti 2016 e kam nisur në mënyrë profesionale. Në anglisht më pëlqen sepse artistët e rinj synojnë që të kapin dhe tregun e jashtëm. Kemi zgjedhur që këngët të jenë në anglisht sepse i shkojnë më shumë dhe rrymës që kemi zgjedhur.”, tha Anxhela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!