“Arti në diktaturë i vështirë, sepse temat ishin të porositura”, skulptori i njohur kthehet pas në kohë

schedule12:01 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:01 - 2 Qershor, 2023

Prej 14 vitesh, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar mbahet eventi më i rëndësishëm i artit pamor, ekspozita “PranverArt”. Një ndër organizatorët, Maksim Bushi, njëherazi dhe skulptor i njohur, ka ndarë detaje në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ndër të tjera, ai është kthyer pas në kohë dhe është ndalur te arti në diktaturë. Bushi ka thënë se në atë kohë, temat ishin të porositura, por mund të gjeje dhe lirike. Pavarësisht kësaj, sipas tij, janë bërë vepra dinjitoze.

“Arti në diktaturë ka qene i vështirë, sepse kishte rregullat e veta dhe duhet të ishe nën ndikimin e artit socialist. Temat ishin edhe të porositura, por kishte dhe tema të lira. Aty si të thuash, artisti ishte më i lirë për të gjetur, për të ditur dy kufijtë, që këtu deri këtu, do gjeje temën. Mund të gjeje temë lirike, të gëzuar, me qëllim që ne aq sa kishim mundësi të shkëputeshim ndonjëherë dhe nga ato skemat që kërkoheshin, por varet nga talenti dhe nga formimi. Megjithatë, edhe në atë kohë janë bërë vepra dinjitoze”, u shpreh Bushi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!