“Stringart”, arti i endjes me fije po gjen një përdorim në gjerë në vendin tonë, Ndër të parat që ka spikatur në këtë art është dhe Suela Gega, e cila ishte e ftuar sot në studion e “Abc-së së mëngjesit” ku ndau detaje nga puna që tashmë e ushtron prej 6 vitesh.
“Ka nisur nga dëshira për pikturën. Me bashkëshortin filluam nga piktura dhe të bëjmë stringart me thumba dhe pe.”, u shpreh Suela. Ajo thotë se gjithçka nisi pas një punimi që vendosi të bënte për vajzën e saj.
“E nisëm duke bërë një punim për vajzën tonë që ka emrin Noemi. Bëmë një infinit me shkronjën N. Duke qenë se punimet u pëlqyen dhe vazhduam. Punimi tjetër ka qenë një kryq për motrën time. Ka qenë një ndër mbështetëset më të para të punës tonë. Bëri porosinë për vete, e publikoi tek puna e saj dhe kështu nisën porositë.”, shtoi më tej Suela.
Ndërsa ndodhej në intervistë me moderatorin Alban Musa, Suela po realizonte në studio dhe logon e emisionit “Abc-së e mëngjesit”. /abcnews.al