Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes jashtë fushe përballë Newcastle, Pep Guardiola është ndalur te shkarkimi i Unai Emery nga pankina e Arsenalit. Trajneri i Manchester City ndihet keq për patriotin e tij. Pyetjes nëse Mikel Arteta, ndihmësi i tij, mund të pasojë Unai Emery, Guardiola i përgjigjet në këtë mënyrë.
“Më vjen shumë keq për Unai Emery. Shkarkimi i një trajneri nuk është kurrë lajm i mirë. Ka arritur të fitojë 3 Europa League rresht me Sevillan, por ky është futbolli dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh kur rezultatet mungojnë.
Arteta tek Arsenal? Ai është bashkë me skuadrën për transfertën kundër Neëcastle. Për momentin është me ne, por nuk më takon mua të flas për këtë mundësi“, thekson trajneri spanjoll. /abcnews.al