Arteta: Më pëlqeu personaliteti i ekipit, “veteranët” të bëjnë më shumë

schedule18:29 - 28 Shkurt, 2021

schedule 18:29 - 28 Shkurt, 2021

Arsenali mbylli me fitore një nga javët më të mira të kohëve të fundit. Të enjten erdhi kualifikimi në raundin e 1/8-ve të Europa League pas fitores 3-2 ndaj Benficas, ndërsa djemtë e Mikel Artetës fituan 1-3 sot në fushën e Leicester City.

Ndeshja nisi keq, “Dhelprat” kaluan shumë shpejt në avantazh, por golat e David Luiz, Lacazette dhe Pepe sollën përmbysjen dhe i dhuruan tre pikët “Topçinjve”, takim rreth të cilit flet Arteta në prononcimin për mediat.

Jam shumë i kënaqur në lidhje me personaliteti me të cilin luajtën djemtë. Pësuam gol shumë shpejt, por ekipi reagoi në mënyrën më të mirë. Krijuam shumë raste dhe shënuam tre gola. Po bëj rotacion, në këtë moment kemi nevojë për të gjithë.

Unë pres gjithmonë të njëjtën performancë si sot, pavarësisht se kush zbret në fushë. Lojtarët me përvojë janë të rëndësishëm, për të udhëhequr të rinjtë dhe për t’u dhënë atyre këshillat e duhura për të shprehur sa më mirë talentin që kanë.

Tani kemi një javë për të përgatitur ndeshjen e radhës, shpresoj të rikuperojmë disa lojtarë dhe të punojmë për të siguruar fitoren e radhës“, deklaroi trajneri spanjoll. Arsenali luan ndeshjen e radhës në fushën e Burnleyt. /abcnews.al