Mikel Arteta është pro rregullores me 5 zëvendësime në Premier, teksa ka një koment edhe për rinovimin e Pep Guardiolës me Manchester Cityn (deri në verën e vitit 2023). Këtë të fundit e njeh mirë, pasi ka punuar si ndihmës i katalanasit te “Cityzens”.
“Jam pro 5 zëvendësimeve gjatë një ndeshje. Kjo na jep mundësinë të bëjmë sa më shumë rotacion, të lëmë lojtarë pushim për t’u çlodhur dhe t’i aktivizojmë të gjithë.
Guardiola? Jam shumë i lumtur që ka rinovuar kontratën. Nuk ka qëndruar kurrë më parë kaq gjatë në një klub. Fakti që rinovoi tregon se ndihet i lumtur te City.
Pep ndihet i vlerësuar dhe ka krijuar kiminë e duhur me ambientin. E njoh mirë, do të tentojë të fitojë çdo turne ku merr pjesë, pavarësisht se Champions mbetet objektivi primar. Ndodhet në rrugën e duhur për t’ia dalë“, deklaron Arteta. /abcnews.al