Artefaktet e lashta izraelite gjenden në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago

schedule11:50 - 19 Korrik, 2023

schedule 11:50 - 19 Korrik, 2023

Artefaktet e lashta të Izraelit të huazuara nga Shtetet e Bashkuara për një ekspozitë në Shtëpinë e Bardhë përfunduan në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida, sipas një raporti të një gazete izraelite.

Siç raportoi Haaretz të martën, artefaktet pjesë e koleksionit të thesareve kombëtare të Izraelit, ishin dërguar në Uashington me miratimin e drejtorit të atëhershëm të Autoritetit të Artefakteve të Izraelit, Israel Hasson, për t’u përdorur në një event në Shtëpinë e Bardhë në dhjetor të vitit 2019,  kur Donald Trump ishte president i SHBA-së.

Në fund, objektet nuk u ekspozuan, por kthimi i tyre i planifikuar në Izrael u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, në fillim të vitit 2020.

Siç raportoi Saul Fox, një donator i madh hebre për autoritetin e artefakteve që mori pjesë në eventin e Hanukkah 2019 me Trump, i është kërkuar të kujdeset për sendet derisa të bëhet i mundur kthimi i tyre i sigurt.

Megjithatë, siç u informua autoriteti izraelit, sendet kishin përfunduar në rezidencën e ish-presidentit në Florida, ku FBI kishte zbuluar së fundmi kuti kartoni plot me dokumente të klasifikuara.

Nuk është e qartë se si përfunduan ato në Mar-a-Lago, apo nëse e gjithë kjo është bërë me dijeninë e Trump. Sipas Haaretz, përpjekjet e zyrtarëve izraelitë për të kthyer artefaktet deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!