Artan Lame emëron drejtuesin e tetë të Kadastrës në Vlorë

schedule12:27 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:27 - 13 Korrik, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan lame ka prezantuar ditën e sotme kryeregjistruesin e ri në kadastrën e Vlorës.

I sapoemëruari është Ani Binaj i cili do të zëvendësojë Jurgen Pilkapin, i cili dha dorëheqjen pas qëndrimit në këtë detyrë vetëm 15 ditë.

Gjatë prezantimit të kreut të ri të kadastrës së Vlorës, Artan Lame në fjalën e tij u shpreh:

“Mjafton të themi që kemi vënë në vijë çështje edhe më të vështira. Në këto 6 apo 8 muaj, Vlora po vuan një kalvar problemesh që vazhdon prej 30 vjetësh. Këtë nuk e them për të hequr përgjegjësitë nga vetja apo qeveria. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situate kaotike. Sot kemi patur kurajën që ta hapim dhe të themi se këto janë problemet për Vlorën”.

Ndërsa kreu i ri i kadastrës së Vlorës në fjalën e tij u shpreh:

“Kam punuar pranë zyrave vendore në Kuvendin e Shqipërisë, në sektorin e marrëdhënieve me publikun, ku jam njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Një pjesë më e madhe ka pasur të bëjë me pronat. Për punën e Kadastrës në Vlorë, të flasim veprat dhe jo fjalët. I ftoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë tek e-albania”.

Prej më shumë se 6 muajsh nga Kadastra e Vlorës kanë dhënë dorëheqjen më shumë se 7 të emëruar të cilët kanë njoftuar arsye kryesisht personale nga heqja dorë në krye të regjistrimit të pronave të këtij qyteti./abcnews.al