Artan Hoxha zbërthen zinxhirin e vrasjeve që tronditën vendin

schedule14:07 - 18 Tetor, 2022

schedule 14:07 - 18 Tetor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për vrasjet që kanë tronditur vendin muajt e fundit.

Hoxha than në “Abc Live” se ngjarjet e nisura nga dy vite më parë, kur u vra Bujar Lika, kanë një vijimësi dhe lidhje me krimet e tjera që kanë tronditur vendin.

Gazetari tha se ngjarjet kanë vijuar më pas me vrasjen e Brilant Martinajt, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt dhe me atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet.

Hoxha tregoi gjithashtu se pas atentatit të dytë që iu bë Ylli Ibrahimit, Ervis Martinaj i dhuroi atij një makinë të blinduar me targa të Shkupit, e njëjta që përdorte ditën e atentatit të fundit.

“Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kësaj vere kanë një vijimësi, kanë lidhje me njëra tjetrën. Ylli Ibrahimi është një nga miqtë e Ervis Martinajt. Që nga ngjarja e viti 202o ku u vra Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Ngjarja e 22 korrikut, ngjarja e 17 korrikut dhe më vonë është goditur Ibrahimi. Dhe goditja e tij ishte në Milot ku policia duhet të ishte aktive, ndodh ngjarja e dytë.

Ndaj Ylli Ibrahimit janë bërë tre atentate. Pas atentatit të dytë ai është mjekuar, është larguar në Britani dhe pasi është kthyer Ervis Martinaj i ka dhuruar një fuoristradë të blinduar me targa të Shkupit. Madje në vendin e ngjarjes ajo Toyota ka qenë në vendin e ngjarjes, i është dhuruar që të ishte më i mbrojtur ndaj sulmeve.

Ditën që ka ndodhur ngjarja Ylli Ibrahimi nuk ka marrë masa mbrojtje duke e ditur që Brilant Martinaj është një nga të njohurit e tij. Autorët kanë pasur informacion për vendndodhjen e tij. Ylli Ibrahimi kishte vendosur kamera pas atentatit të parë që nga sa i afroheshe pallatit.

Në katin e parë jetonte familja e Klisman Preçit, babai i të cilit ka punuar për 20 vjet në polici dhe i ka kërkuar Ylli Ibrahimit të mos e linte mjetin aty, pasi në dhomën pranë rrinin fëmijët e motrës së Klisman Preçit, dhe ai i druhej një atentati.

Ditën që ka ndodhur ngjarja Ylli Ibrahimi ka qenë në Patok pastaj është kthyer ne Milot. Klisman Preçi kishte bërë gati valixhen për të ikur emigrant në Angli. Për fatin e tij të keq autobusi që do bënte linjën për ta çuar atë është vonuar se ka pasur një defekt në Austri”, tha Hoxha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!