Artan Hoxha zbërthen Trekëndëshin e Bermudës që po “ha” të rinjtë në Shqipëri

schedule17:19 - 18 Korrik, 2022

schedule 17:19 - 18 Korrik, 2022

Një automjet në lëvizje rreth orës 14:30 të së dielës hapi zjarr ndaj makinës tip Wolksvagen ku udhëtonin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Breshëria prej të paktën 60 plumbash e dy kallashnikovëve dhe një tjetër arme automatike, u zbraz mbi të rinjtë duke mos u lënë të mundur asnjë mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona të cilët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes.

Një prej viktimave, Diklen Vata, 30 vjeç mundi të dalë nga automjeti me shenja jetë dhe i plagosur pasi ishte pasagjer, por autorët e kanë qëlluar sërish për ta ekzekutuar. Ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në automjet dhe më pas e dogjën.

Lexo edhe: “Tërmeti” në botën e krimit pas plagosjes së Vis Martinajt, Hoxha: Gjithçka ndryshoi pas 4 tetorit 2018

Pak momente pas atentatit u gjet i shkrumbuar një automjet në fshatin Larushk disa kilometra nga Fushë Kruja ku në brendësi u gjetën edhe 3 kallashnikovë. Automjeti tip Passat i autorëve u shkrumbua plotësisht duke mos u lënë mundësi hetuesve për të gjetur prova të shumta.

3 të rinjtë që mbetën viktimë në këtë atentat kanë precedentë të mëparshëm penalë. Diklen Vata ka qenë i arrestuar pak vite më parë për drogë në Tiranë ndërsa Brilant Martinaj dyshohet për vrasjen e Xhulio Prelës 26 vjeç, efektiv policie, 2 vite më parë.

Policia po heton në disa pista sa i takon vrasjes së trefishtë ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë në rrugë dhe objekte private për të përftuar imazhe që do të ndihmonin hetimit për të gjetur autorët.

Ndërkohë sipas gazetarit Artan Hoxha, kjo nuk është një ngjarje e momentin apo e ndonjë sherri të thjeshtë, por një përplasje e ashpër e organizatave kriminale që prej vitesh po fitojnë territor dhe po vendosin pushtetin e tyre në zonat ku operojnë.

Duke u ndaluar tek kjo ngjarje tronditëse, gazetari Artan Hoxha tha se Tirana – Durrësi dhe Fushë Kruja, janë kthyer si “Trekëndëshi i Bermudës” me ngjarje të shumta kriminale.

“Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermaundës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone.” tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se tashmë vrasësit nuk e kanë problem të kryejnë punën e tyre në çdo orë dhe në çdo vend.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

Ekspertët janë kthyer në vendin e ngjarjes siç bën me dije gazetarja e ABC Xhensila Kodra dhe po këqyrin kamerat e sigurisë pasi dyshohet se një makinë i ka ndjekur viktimat që nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës.

Vepruan si komando

Mësohet se ndërkohë që njëra makinë i ndiqte viktimat nga pas në drejtimin Tiranë-Mamurras duke dhënë informacion për vendndodhjen e tyre te autorët, këta të fundit vinin përballë në drejtimin Mamurras-Tiranë.

Sapo viktimat futen te mbikalimi i Fushë Krujës, përballë u del makina e autorëve, e cila në fillim u zë rrugën dhe më pas prej saj dalin në mënyrë të sinkronizuar tre autorët, të cilët të pajisur dy me kallashnikovë dhe njëri me automatik “MP5”, kanë derdhur rreth 90 plumba brenda pak sekondash në drejtim të tyre.

Pasi i ka shpëtuar goditjes së parë, nga dera e pasme e makinës del Diklen Vata, i cili ishte edhe në rolin e badigardit të Brilant Martinajt. Ai mundi të largohet vetëm pak metra nga makina, pasi autorët u kthyen dhe e qëlluan nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Objektivi ishte Brilant Martinaj

Policia dyshon se objektivi i atentatit ishte pikërisht Brilant Martinaj. Kjo, pasi sipas policisë, pjesa më e madhe e plumbave të autorëve ishin në drejtim të pasagjerit në vendin e parë të makinës, ku edhe gjendej i ulur Martinaj.

Lexo edhe: Shfaqet makina misterioze, policia rikthehet në vendin e atentatit: Detajet tronditëse, si i ekzekutoi komandoja tre të rinjtë

Pas kryerjes së atentatit dhe sigurimit që nuk kishin lënë asnjë gjallë, autorët largohen sërish në mënyrë të organizuar dhe djegin makinën pak kilometra më tej duke u marrë nga një makinë tjetër, e cila dyshohet pikërisht se ka qenë makina që ndoqi viktimat nga Rinasi deri në Fushë Krujë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!