Artan Hoxha: Si ia prishi Ervis Martinaj takimin elektoral Ramës, mesazhi i koduar i kryeministrit

schedule13:44 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:44 - 26 Shtator, 2022

Ndërkohë që as policia dhe as prokuroria nuk japin detaje në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, gazetari Artan Hoxha tha në Abc Live se autoritetet shqiptare duhet të merren me zbardhjen e të zhdukurve apo të krimeve të rënda dhe jo të bëjnë spektakël duke arrestuar mjekë live.

Ndërkohë, Hoxha foli edhe për një rast kur Ervis Martinaj i ka prishur një takim elektoral Ramës në Lezhë, për të cilin sipas tij kryeministri foli pasi u kthye nga andej.

Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.

/abcnews.al