Artan Hoxha rimerr pas 5 vitesh “armën” e tij trofe: Për pak do arrestonte ministrin e Brendshëm

schedule18:21 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 18:21 - 16 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Durrësit i ka kthyer sot gazetarit të ABC, Artan Hoxha dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator 2016 fill pas një deklarate në emisionin “Opinion”.  Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e celularëve me një falënderim të veçantë për prokurorin e Durrësit Bledar Bejko dhe oficerin e policisë gjyqësore Ilir Ndrea.

Ai shprehet se tani mision ka t’i rikthejë sërish në punë celularët pas më shumë se 5 vitesh duke i cilësuar ata tashmë si trofe, që në atë kohë sipas tij për pak sa nuk çuan në burg ministrin e Brendshëm.

“Nje falenderim i veçante per prokurorin e Durresit Bledar Bejko, te cilin kisha 20 vite pa e takuar, prej kohes kur punonte prokuror ne Tirane. Patjeter dhe per oficerin e policise gjyqesore Ilir Ndrea, qe me dhane mundesine te kem serish ne dispozicion mjetet e mia te punes…

Tani te provojme a do t’i rikthejme serish ne pune pas kaq vitesh. Sidomos ky Samsung-u model GT-C5212i, qe ngjan si pistolete TT(Tokarev).  Sa shume ngjarje kam raportuar me te. Tashme duket si “arme” trofe, por per pak ishte duke e çuar nje minister te brendshem, ne kokerr te burgut”, shkruan ai.

Prokuroria i mbajti të bllokuar celularët e Hoxhës për 5 vite e 3 muaj ose fiks 1 918 ditë. Prokuroria e Krimeve të Rënda shoqëroi gazetarin Artan Hoxha menjëherë pas një deklaratë në emision në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi.

Fill pasi mbaroi emisioni, vetë drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu e shoqëroi gazetarin Artan Hoxha me makinën e tij në prokurori për të dhënë deklaratë. Në videon e publikuar nga Fevziu atëhere, Hoxha shprehet se paraprakisht prokurorët i kanë thënë se thirrja kishte të bënte me nxjerrjen e sekretit hetimor mbi rrëzimin e avionit në fjalë, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar 200 kilogram lëndë narkotike, kanabis sativa. (Lexo këtu) m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!