Artan Hoxha nxjerr video dhe foto: Vrasja e Guxim Gjyriçin rrezikon të rikthejë hakmarrjet e bujshme në Tropojë

schedule09:32 - 17 Janar, 2020

schedule 09:32 - 17 Janar, 2020

Gazetari i Abc Neës Artan Hoxha publikoi mbrëmë pamjet nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit pasi kishin kryer porosinë.

Përballë Endri Xhafos, Hoxha tha se vrasja e Guxim Gjyriçit ka një mesazh dhe rrezikon të kthehet në fillesën e një serie eliminimesh në Tropojë pas një qetësie më shumë se 10 vjeçare.

Krahas videos, Artan Hoxha publikoi edhe foto të vëllezërve Agron dhe Guxim Gjyriçi në fund të viteve ’90 duke theksuar se vrasja e tij është një mesazh për Agronin që ka qenë krahu i djathtë i Fatmir Haklajt.

Lexo edhe: VIDEO/ “13 predha në trup”, Artan Hoxha: Si u vra Guxim Gjuriçi

“Autoritetet shtetërore e kanë lënë gati në harresë atentatin që tronditi Tropojën dhe riktheu edhe një herë makthin e viteve 1998-2005”, u shpreh Artan Hoxha. /abcnews.al

Djathtas: Agron Gjyrici dhe Fatmir Haklaj

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!