Artan Hoxha në Abc News: Një tragjedi më e madhe mund të ndodhte në Durrës

schedule13:23 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 13:23 - 14 Dhjetor, 2019

Policia ka arrestuar tashmë 9 persona të cilësuar përgjegjës për jetet e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende në kërkim.

I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Konvaleshencëne e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Sipas Hoxhës, godina që u dhemb, e cila zuri poshtë edhe Hajdarmatajn, ishte ajo që mbahej si me kushtet më të mira.

“Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetra jetë.

Hoxha tha gjithashtu se është ogur i mirë që kanë nisur hetimet, por sipas tij, kjo nuk është një ngjarje që duhet hetuar thjesht si shpërdorim detyre, sepse kanë humbur jetë njerëzish.

“Nuk është shumë e rendësishme sa njerëz do të futesh në burg, por të futen përgjegjësit. Këtu është momenti që duhet dhënë drejtësi. Tragjedia duhet të provohet me fakte dhe prova. Jetët e personave të humbur nuk mund të kthehen mbrapsjt, por hetimet duhet të bëhen korrekte dhe të jepet drejtësi
“, tha ai. /abcnews.al