Artan Hoxha kujton të rënët e policisë dhe ka një paralajmërim të fortë

schedule13:55 - 13 Janar, 2020

schedule 13:55 - 13 Janar, 2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha  në 107 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka zgjedhur që të kujtojë ndryshe policët e rënë gjatë këtyre viteve.

Hoxha në postimin e tij shkruan se askush nuk është kujtuar sot që të vendosë një buqetë lule në kujtim të atyre që dhanë jetën për këtë vend.

Ndër të tjera ai shkruan se të gjithë heronjtë e rënë në krye të detyrës, sot janë yje mbi memorialin e zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende.

Postimi i plotë:

Gjithe atyre qe u betuan para flamurit kuqezi, ti sherbejne atdheut…

Sot eshte 107 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar.

Ky memorial perkujton 264 “Dëshmoret e Atdheut” të rënë në krye të detyrës nga radhët e policisë gjatë 29-të viteve të postkomunizmit. 264 yje që përkujtojne sakrificën sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend.

Nuk kam pare te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit. Mbase do kisha marre me dhjetera telefonata e mesazhe falenderimi, madje do ta kisha me te lehte nese ne kete dite te shenuar, do shkruaja per te pershendetur shefat ne detyre, qe mbi uniformat e reja te dekoruara bukur, u shkelqejne spaletat.

Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer,kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre.

Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise,nga Tropoja ne Sarande.

Kam ndare bashke me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre.

Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit.

Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup.

Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,… sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle.

Mbase po te ishit gjalle mund t’ua kishin baltosur fytyren me paratë e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do t’ju kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do t’ju ishte harruar emri.

Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t’ua ulin koken, t’ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmerine…

Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe….

Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende,nga krimi…

E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!