Artan Hoxha flet për një video: Tregohen 31 vrasje, ka edhe të bujshme

schedule23:50 - 5 Shkurt, 2020

schedule 23:50 - 5 Shkurt, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të mërkurë për ekzistencën e një videoje, ku sipas tij Enver Stafuka ka treguar vrasjen e 31 personave.

Artan Hoxha: Kam dhe një rast tjetër që jam duke e gjurmuar nuk e di sa sukses mund të kemi. Dyshimet janë që personi i cili ka deklaruar para se të ekzekutohej, se e kane torturuar keq është një person që është rrëmbyer. Kemi bërë dhe ne emision. E kanë rrëmbyer banditë të veshur si forca speciale (Enver Stafuka). Dhe para se ta vrisnin e kanë torturuar dhe e kanë filmuar. Unë nuk e di dhe ishalla uroj që të jetë ajo kasetë në qarkullim, ai ka treguar 31 vrasje. Ai është vrasës me pagesë. Aty ku ka qenë vetë dhe kjo prandaj e kanë torturuar. Tek ai regjistrim dalin dhe vrasje shumë të bujshme në Tiranë që ne nuk i kemi…

Rreth 5 vite më parë, katër personave të veshur me uniforma të Forcave Speciale rrëmbyen në qendër të Fushë – Krujës, Enver Stafukën, i cili u dyshua për vjedhjen e automjetit me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisar Dritan Lamajt.

Fillimisht denoncimi në policinë e Fushë – Krujës u bë nga vëllai i tij. Sipas dëshmisë së familjarëve, Enveri ishte duke pirë kafe në një lokal përballë biznesit të familjes Stafuka kur 4 persona të veshur me jelekë policie dhe të armatosur, iu afruan dhe nën kërcënimin e armëve e futën forcërisht në një automjet./ Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!