Artan Fuga në “Log.”: Mentaliteti totalitar nuk është vetëm trashëgimi e së kaluarës

schedule22:36 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 22:36 - 7 Dhjetor, 2020

Akademiku Artan Fuga, këtë të hënë në një intervistë në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se situata e sotme politike nuk duhet parë vetëm si një trashëgimi e së kaluarës.

Për akademikun Fuga, sot vendi është në monopolizimin e kapitaleve dhe sipas tij kjo ka ardhur edhe si pasojë  e dinamikave sociale.

Lexo edhe: 30 vjet “dhjetor ’90”, Ceka: Gabimi jonë më i madh ishte se zgjodhëm variantin më të keq

Gjithashtu ai theksoi se ky mentaliteti, sipas tij totalitar, në rast se nuk ndryshon, revolucioni mund të prodhojnë forma të së kaluarës.

“Kishte një lloj autoritarizmi që shfaqej në PS po kishte edhe një lloj centralizimi edhe brenda opozitës. Më parë këtë e konsideroja një mendësi që vinte nga e kaluara.

Për mua nga ‘90 e këtej është një fazë decentralizimi sepse gjithë struktura e shoqërisë fillon dhe zbërthehet, në kuptimin e ideologjisë, por gjithashtu them se kjo shkon deri tek ngjarjet e ‘97. Ka disa arsye që ndodh ky decentralizim, një rol ka pasur edhe reforma e parë ekonomike janë marrë nga Partia e Punës.

Nuk duhet shpjeguar gjithçka me të kaluarën. Sot jemi në monopolizimin e kapitaleve, ky mentalitet totalitar sot është jo vetëm trashëgimi por edhe një rezultat i dinamikave sociale… Në fazën  e viteve ‘97-2008 kemi decentralizim, demokratizim që shkon deri në kaos.

Popujt mund të ndryshojnë institucione, por po nuk u ndërrua mentaliteti një revolucion ka rrezik të prodhojë forma të së kaluarës të cilat për mua sot janë prezente”, shtoi më tej Artan Fuga.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!