Akademiku Artan Fuga në një intervistë për “ABC News” ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe krizën politike. Gjatë intervistës Fuga tha çështjet e debatit social nuk mund të zgjidhen me anë të dhunës.
Gjithashtu ai u shpreh se Reforma në Drejtësi ka ngecur, ndërsa shtoi se tashmë ka hyrë në një rrugë pa fund. Gjithashtu ai theksoi se për të pasur një drejtësi të mirë duhet ligje të mira.
“Ligje të mira kemi atëherë kur kemi Parlament të mirë, gjë për të cilën ne duhet të kemi deputet të mirë. Gjithashtu për të pasur sistem drejtësie të mirë, na duhen mekanizma të zgjedhjeve”, u shpreh Fuga.
Më tej Fuga theksoi se kulturës shqiptarë në gjithë këto vite nuk i është kushtuar rëndësi dhe se ka arritur në nivelin më të ulët, duke i kushtuar rëndësi sipas tij vetëm marrjes së votë.
“Çështja e teatrit ka rëndësi për trashëgiminë kulturore. Është forca e simbolit të kulturës. Protesta e teatrit u shtyp në mënyrë brutale”, u shpreh ai.
Sakaq Fuga u shpreh se protesta e teatrit tashmë ka dimensionet e saj dinjitoze dhe se nuk mund të priten zgjidhjet e problemeve në Shqipëri nga kjo protestë legjitime./abcnews.al