Pas betimit gjatë mëngjesit të sotëm para një notereje, Arta Vorpsi ka filluar nga puna duke u futur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcneës.al se Vorpsi është futur direkt në ambientet e gjykatës pasi u betua tek noterja Miranda Xhemalçe.
Siç duket edhe në foto, Vorpsi është shoqëruar edhe nga persona të tjerë gjatë futjes në ambientet e gjykatës.
Një ditë më parë, Presidenti Meta tha se nuk e njeh Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
“Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë”, tha Meta. /abcnews.al