Arta Nitaj merr një super lajm nga Komiteti i Pandemisë

schedule17:22 - 3 Shkurt, 2022

schedule 17:22 - 3 Shkurt, 2022

Aktorja dhe modelja e njohur, Arta Nitaj, ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Kosovës. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti pritet që nga kjo e shtunë t’i lejoj sërish paletrat të hapen.

Vendimi i deritanishëm i Institucioneve Shtetërore nuk lejonte hapur palestrat për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Ky vendim e mërziti shumë Artën, e cila përmes një postimi në Instagram shkroi se kurrë nuk e ka marrë virusin për dy vite në palestër.

“Kurr nuk mora virus n’fitnes 2 vjet pandemi, kur s’dini qa o sporti qa o fitnesi edhe e mshelni..”, shkroi modelja.

Kujtojmë që sot Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Edhe është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!