Arta Marku dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm

schedule09:59 - 29 Prill, 2019

schedule 09:59 - 29 Prill, 2019

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku aplikon për tu bërë kryeprokurore me mandat të plotë.

Mësohet se ajo ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të kandiduar për këtë post. Arta Marku është kandidatura e katërt që dorëzon dosjen për të aplikuar për prokuror të përgjithshem.

Më herët kanë aplikuar pranë këshillit të Larte të Prokurorisë, Olsian Çela, ish-prokuror tek Krimet e Rënda, avokati Lulzim Alushaj dhe prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj.

Arta Marku ka marre detyrën e prokurorit të përgjithshem të përkohshëm në dhjetor 2017, pas përfundimit të mandatit të ish- kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Ajo doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në korrik 2018 dhe kaloi vetingun.

Afati i paracaktuar për pranimin e aplikimeve për prokuror të përgjithshëm përfundonte dje, por ai u shty  deri me 2 maj për shkak të ditëve të pushimit zyrtar, me rastin e festave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!