Art në vilën e diktatorit në Tiranë/ Rezidenca e Enver Hoxhës kthehet në qendër arti

schedule15:48 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:48 - 12 Tetor, 2023

“Kjo vilë e ish dikatorit Enver Hoxha  në  zonën e ish bllokut  në  Tiranë  e mbuluar me mister gjatë komunizmit do të hapet për publikun.   

Ajo nuk klasifikohet më sekret shtetëror dhe do të kthehet në qendër arti.”

Në vilën 31 kanë nisur punimet.  Ndërtesa do të shfrytëzohet nga Ministria e Kulturës.

Në mbledhjen e fundit Qeveria vendosi që në disa prej ambjenteve të saj  të realizohet  “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Ndërsa minisria  të paguaj për  shpenzimet e furnizimit me energji elektrike, ujë dhe kostot e mirëmbatjes  së trajtimit  të këtyre  mjediseve gjatë  të gjithë përiudhës  që do ta shfrytëzojë.

Ndërtesë në qendër të Tiranës ku jetuan familjet e kupolës drejtuese të regjimit  në vitin 1973  u zgjerua.

Pikerisht shtesa e bërë gjatë diktaturës pas  vitit 1991 kaloi në menaxhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe   shërbeu për  pritje zyrtare.  Aktualisht pjesa tjetër e vilës  31 në Tiranë është në funksion të bizneseve private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!