Arsyet pse prindërit i lënë fëmijët të flenë jashtë kur është ftohtë!

schedule10:36 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:36 - 8 Shkurt, 2021

Prindërit, gjatë ditëve të ftohta i lënë fëmijët të flenë për pak kohë jashtë, dhe kjo jo pa arsye. Kjo traditë ndodh sidomos në vendet e Veriut. Studimet kanë provuar për përfitimet dhe rreziqet e kësaj praktike. Fjetja në natyrë mund të duket shumë e rrezikshme , por prindërit që e kanë praktikuar thonë të kundërtën.

Më poshtë mund të lexoni disa nga arsyet se, pse është e shëndetshme për fëmijët që të flenë pak edhe në natyrë, ndërsa jashtë bën ftohtë.

Foshnja qëndron ngrohtë

Megjithëse temperaturat jashtë mund të jenë të ftohta, prindërit sigurohen që fëmija të jetë ngrohtë. Kjo mund të bëhet e mundur duke mbajtur fëmijën të mbledhur dhe të veshur me shumë rroba të ngrohta si dhe një batanije.

Forcohet imuniteti

Bazuar në vëzhgimet e kryera, prindërit dhe shkollat në vendet nordike pretendojnë se kur të vegjlit flenë jashtë, ka më pak të ngjarë të sëmurën. Krahasuar me gjumin në ambiente të mbyllura, është vërejtur se fjetja në natyrë inkurajon gjumë më të mirë, sistem më të fortë imunitar dhe foshnja më të qeta. Prindërit gjithashtu vunë re se fëmijët kanë edhe më shumë oreks.

Fëmijët flenë më gjatë

Sipas hulumtimit të kryer në Finlandë, prindërit zbuluan se fëmijët e tyre bënin një sy gjumë më të gjatë jashtë në krahasim me fjetjen brenda. Të fjeturit në natyrë zgjat për gati 3 orë, ndërsa në ambiente të mbyllura 1-2 orë.

Shkollat e mbështesin këtë praktikë

Në vende si Suedia dhe Danimarka, dhe së fundmi, në Mbretërinë e Bashkuar, shkollat ​​inkurajojnë fëmijët të kalojnë kohë jashtë për të luajtur, ngrënë dhe fjetur. Studimet tregojnë se fëmijët që flenë jashtë kanë më pak të ngjarë të sëmuren dhe të anashkalojnë shkollën pasi bakteret dhe viruset janë më të prirur të përhapen në ambiente të mbyllura. Ekziston një thënie që thotë: “Pak ajër i pastër kurrë nuk dëmton askënd”, dhe suedezët thonë: “Nuk ka mot të keq, ka vetëm veshje të këqija”./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!