“Arsyeja pse ajo ka qenë një nga miqtë e mi më të mirë është sepse ky person asnjëherë nuk ka gjykuar asnjë vendim të vetëm që unë kam marrë. Ajo më ka takuar gjithmonë atje ku kam qenë unë. Ajo më inkurajoi kur nuk kam pasur asgjë për tu inkurajuar dhe unë nuk e di nëse do të isha aq e forte, nëse nuk do të kisha ty dhe familjen tënde, sepse ti ke ndryshuar jetën time “.
Kur Selena Gomez përsëriti këto fjalë para 60,000 njerëzve vitin e kaluar, nuk ishte thjesht një surprizë e madhe për njërëzit që po shijonin koncertin e Taylor Swift.
Përkundrazi, ishte një moment që mundi çdo dyshim që mund të kishte për miqësinë e Taylor Swift dhe Selena Gomez.
Ato nuk postojnë selfie çdo javë në Instagram dhe gjithashtu nuk janë fotografuar duke vizituar pikat e nxehta të Hollywood-it muaj pas muaji. Por për gati 14 vjet, këta dy superstarë të muzikës pop kanë qënë mbështetje shumë e madhe për njera tjetrën.
Në fakt, ata kanë qenë në gjendje të rrinë bashkë dhe kur rrethanat nuk dukeshin aq ishin aq të mira.
“Taylor është e mahnitshme. Ajo është aq e zgjuar, e ëmbël dhe e përulur dhe është më e suksesshme se unë!” Deklaroi Selena në Glamour në vitin 2012. “Kur e shoh atë pas çdo gjëje që ajo ka kaluar dhe ajo thjesht dëshiron të shkojë në shtëpi dhe gatuajë biskota me mua, kjo për mua është gjëja më e mrekullueshme.
“Për personin që mund të telefonoja në çdo kohë të ditës, i cili ka qenë atje pa marrë parasysh se çfarë…: shkroi Taylor në Instagram .
Nëse kjo nuk është shoqeri atëherë çfarë është? /abcnews.al