Arsyeja pse Gerrard refuzon Newcastle

schedule13:54 - 20 Tetor, 2021

schedule 13:54 - 20 Tetor, 2021

Pas shkarkimit të Steve Bruce këtë të mërkurë nga Newcastle, klubi tashmë është duke kërkuar një zëvendësim për stolin dhe mes kandidatëve emri i Steven Gerrard bie në sy .

Rio Ferdinand foli në kanalin e tij në YouTube PESVE për këtë çështje: “Edhe Steven Gerrard, unë e shoh emrin e tij që lidhet edhe me pozicionin. Unë nuk mund të shoh dikë si ai të shkojë atje sepse ndiej se sytë e tij janë në Liverpool .”

Prandaj, legjenda e Manchester United nuk beson se trajneri i Rangers do të pranojë të trajnojë Newcastle pasi objektivi i tij është një tjetër: ” Kështu unë shoh që Steven Gerrard do ta konsiderojë Liverpoolin si fazën e tij të ardhshme dhe jo diçka si Newcastle .” /abcnews.al