Arsyeja do t’ju habisë, Adele refuzon miliona dollarë për të promovuar programet dietale

schedule09:50 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:50 - 3 Nëntor, 2020

Këngëtarja e njohur botërore, Adele kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të transformimit të saj.

Prej kohësh, ajo kishte filluar me dieta, të cilat i ndihmuan asaj në humbje të peshës. Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur sërë ofertash nga programet dietale, kompani me produkte për dobësim, të cilat ishin në gjendje ta paguanin që t’i reklamonte. 32-vjeçarja ka refuzuar të gjitha nga këto, pasi nuk dëshironte të bëhej klon i motrave Kardashian.

Sipas The Sun, Adele ka deklaruar se të gjithë vëmendjen ajo dëshiron ta përqendrojë në albumin e saj të radhës.

Kujtojmë që së fundmi, ajo po përflitet se ka filluar një romancë me reperin e njohur, Spekta. l.k/abcnews.al