Arsenal vihet pas “bomberit” suedez, “Topçinjtë” duan Isak në “Emirates”

schedule18:36 - 16 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 16 Tetor, 2024

Prej dy sezonesh janë në listën e pretendentëve për titullin e Premier League dhe vazhdojnë të jenë akoma.

“Topçinjtë” e Arenal ka sërish objektivin kryesor të tyrin, fitimin e trofeut më të lakmuar në elitën angleze, trofe që mungon në “Emirates” që prej vitit 2004 dhe prej dy sezonesh “ëndrrat” e djemve të teknikut Mikel Arteta janë shkatërruar në fundin e sezonit.

Për këtë aryse tekniku spanjoll i ka bërë një kërkesë klubit për t’u fuqizuar në çdo repart, ku emri i përzgjedhur për sulmin është goxha interesant.

Bëhet fjalë për “bomberin” suedez të Newcastle, Alexander Isak i cili prej tre sezonsh tashmë është pjesë e “Bardhezinjve” për të cilët ka shënuar plot 36 gola e ka asistuar 6 të tjerë në 73 përballje, në të gjitha kompeticionet.

Sa i përket çmimit kartoni i Isak vlerësohet në 75 milionë euro nga specialistët e “Transfermarket”, shifër e konsiderueshme edhe për një klub të madh si Arsenal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!